fbpx
Lajmet me te Klikuara

“Elitat” pa Maskë në Mbledhjen e Fondeve,kur Ndërkohë Nancy Pelosi kërkon që të na Bllokojë përsëri…

Nga David Meyer

Kryetarja e Dhomës të Senatit që imponon maskën, Nancy Pelosi me sa duket u kap mat duke i’u drejtuar një turme në ambientet e jashtme që janë demokratë dhe pa maska në Luginën Napa që është e mbushur me COVID-19 gjatë fundjavës, sipas videos dhe shkrimeve.

Një klip i mbledhjes së fondeve u publikua në Facebook nga donatorja dhe prodhuesja e verës Kathryn Walt Hall e Partisë Demokratike-dhe u shpërnda menjëherë në Twitter.

Pamjet u shfaqën për të treguar dhjetëra njerëz pa maska dhe të ngjitur me njëri tjetrin në tryezat e gjata të drekës ndërsa Pelosi mbajti një fjalim dhe kamerierët ishin me maska në mes të dëgjuesve.

“Të gjithë shërbëtorët ishin të maskuar plotësisht,” shkroi gazetari Glenn Greenwald në Twitter. “Turma pothuajse tërësisht e vjetër, e bardhë, e pasur me donatorë të DCCC, të lirë që qëndrojnë pa maskë ndërsa u shërbehet.”

Sipas CDC, Qarku Napa në Kaliforni është një pikë e nxehtë e koronavirusit, duke fituar përcaktimin e “të lartë” për nivelin e tij aktual të transmetimit.

CDC thotë se ndërsa “në përgjithësi, nuk keni nevojë të vendosni një maskë në ambiente të jashtme”, njerëzit duhet ta konsiderojnë atë për shkak të rreziqeve të mundshme nëse nuk e bëjnë.

“Në zonat me një numër të madh të rasteve të COVID-19, konsideroni të mbani një maskë në mjedise të mbushura me njerëz si dhe në natyrë dhe për aktivitete me kontakt të ngushtë me të tjerët që nuk janë plotësisht të vaksinuar,” thotë agjencia në faqen e saj të internetit.

Pelosi, një demokrate nga Kalifornia, ka qenë një avokate e fortë e mandateve të mbajtjes së maskave, përfshirë në Dhomë-edhe pse ajo personalisht është kapur mat disa herë pa maskë duke shkelur rregullat në të kaluarën.

Postimi i Walt Hall gjatë fundjavës lexonte: “Dreka e DCCC me @secgranholm Duke diskutuar çështje kritike për të gjithë dhe veçanërisht për ne këtu në @napavalley.”

DCCC është krahu i fushatës i grupit demokratik të Shtëpisë së Pelosi. Biletat për mbledhjen e fondeve të paraqitura në fotografi u shitën nga 100 deri në 29,000 dollarë, sipas reporterit të New York Times, Kenneth Vogel.

“Pyetja u bë këtë mëngjes nga [ish -ambasadori [amerikan] [në Spanjë Alan] Solomont në lidhje me të rinjtë dhe se si po i afrojmë të rinjtë,” mund të dëgjohet Pelosi duke thënë një klip online.

Disa nga kritikët e Pelosi e sulmuan atë për klipin e saj duke ngrënë dhe ku dëgjuesit ishin pa maska.

“Kryetarja Pelosi dëshiron që t’ju mbyllë përsëri, ndërsa ajo vetë po pi verë dhe po darkon me donatorët e saj politikë,” tha Kryetari i Pakicës së Dhomës, Kevin McCarthy.

“Kjo është hipokrizi e plotë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Dr. Sean Brooks, PhD Oksford: E vërteta e Historisë së Vaksinave ARN.(VIDEO)
Next post Teknologjia e Frikësimit dhe Kontrollit, do të Ndodh kur ju nuk Mund të jeni Kurrë të lirë nga “Makinat” (VIDEO)
error: Materiali eshte i mbrojtur !!