fbpx
Lajmet me te Klikuara

Poezia Mall – Nga Bruna Softa

Nënës sime i putha gushën E me lot në sy mora rrugën E lashë tek pragu i shtëpisë Duke ju lutur perëndisë.

Amanet nëna më la Mos harro nënë e baba Mos harro se je shqiptar Amanet një gur mbi varr .

Atje larg në kurbet Motër e vëlla t’i lë amanet Mos u ndani, mos u përçani Nënë e babë bashkë t’i qani.

Do t’ju pres tek pragu i derës Të më vini si zogjtë e pranverës Do t’ju pres nëna të gjithë me rradhë Bukë e kripë e zemër të bardhë.”

I putha nënës duar e ballë Luta zotin t’a gjeja gjallë Me lot në sy nënës i premtova Amanetin e saj kurrë s’e harrova.

“Më fal nënë, më fal baba Më fal motër, më fal vëlla Mallkuar qoftë ky kurbet Malli për ju po më tret

Po më tret çdo ditë ky mall Mall për miqtë e vdekur dhe të gjallë Mall për komb e për flamur Mall I ndezur që s’do të shuhet kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Baza Ushtarake e Teksasit po Përgatitet për 10.000 Afganë .(VIDEO)
Next post Profesionistë të Bashkuar të Shëndetit – Thirrje në mbarë Botën për Mosbindje Civile …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!