fbpx
Lajmet me te Klikuara

Erdogan: Ne nuk jemi Depoja e Refugjatëve në Evropë …

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.

“Turqia nuk ka asnjë detyrë, përgjegjësi apo detyrim të jetë depoja e refugjatëve në Evropë”, u shpreh Erdogan.

Në lidhje me zhvillimet në Afganistan, ku kryeqyteti Kabul u mor nën kontroll nga talibanët ditën e diel, Erdogan tha: “Nëse është e nevojshme, ne do të takohemi edhe me qeverinë që do të formohet nga talibanët dhe do të diskutojmë agjendat tona të përbashkëta.”

Kurse për afganët që po përpiqen të arratisen nga talibanët dhe kërkojnë strehim në vende të tjera, kreu i shtetit turk tha: “Turqia nuk ka asnjë detyrë, përgjegjësi apo detyrim të jetë depoja e refugjatëve në Evropë.”

“Turqia, natyrisht, nuk është një vend pa zot ku çdokush mund të hyjë dhe të dalë ashtu siç dëshiron dhe të lëvizë si të dojë,” paralajmëroi ai.

Erdogan deklaroi se ata kurrë nuk do t’i lejojnë ata që nuk respektojnë ligjet, rregullat dhe rendin e Turqisë të shfaqin qëndrime që do të shkaktojnë kaos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Protestoni Ardhjen e Afganëve në Shqipëri !!
Next post Rep.Claudia Tenney: Biden duhet të japi Dorëheqjen menjëherë.(VIDEO)
error: Materiali eshte i mbrojtur !!