fbpx
Lajmet me te Klikuara

Në Shtator do të Kemi Arrestime!

Nga Ylli Dylgjeri –

Keshtu lajmerojne zogjte! Keshtu njoftojne idiotet.

Keshtu njoftojne avokatet, gazetaret, militantet e partive.

Keshtu diktojne Shefat.

E çuditshme! Vendoset muaji si date sulmi mbi njeriun!

Çfare hyn shtatori ketu?

Ne shtator edhe ne kohen e Enverit e kurdohere brezat e kane filluar arsimimin, dijen, kulturen, kane pjekur rakine, kane pergatitur femijet per kopesht e shkolle por jo burgun!

E shikoni se burgjet sërisht kanë permbajte te thelle politike?

Ne shtator, ne kohen e Rames, thuhet se do fillojne burgjet!

Apo, ne shtator do startojne afganet, ne shtator do gjallojne azganet! A thua se burgu eshte simestral apo kalendarik e po pergatiten katedrat. Si te mos mjaftojne desinformacionet e te shiturve, nuk po kuptohet as “drejtesia e re” e pavarur. As monitoruesi e drejtuesit e tyre euroatlantik.

Qendrojne te heshtur, qe nga Ministria e Drejtesise e deri te SPAK para ketyre deklarime fashistoide. Heshtin. Asnje pergenjeshtrim. Asnje interpretim.

Tani kane dhe zedhenese te re. Por serisht heshtin. Asnje pergenjeshtrim! Situate ambigue. Dhe trumpetojne Ballkan te Hapur! Pse duhet mbajtur publiku ne panik? Pse duhet trembur? Kujt i sherben kjo klime?

Vetem ne shtetet diktature, junte, mbahet ne ankth populli.

Mbahet nenthashethem.

Them populli se vetem publik nuk mund te quhet ky yni nga forma e trajtimit me lajme prangash e qelie.

Keto lajme sot quhen krim per te keqen qe shkaktojne te qytetaret.

Krim se po demtojne brezin, rinine, dhe po i mbajne mbare qytetaret me stres dhe panik per tu larguar sa me pare nga ky vend. Ketu nuk qeveriset.

Ketu eshte prishur mardhenja publike.

Ketu eshte prishur njeriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ekspozimi i Oktapodit The Deep State – “New World Week Next” me James Corbett dhe James Evan Pilato …
Next post Altin Goxhaj ngre Alarmin: Shqipëria po Ripopullohet me Bangladeshas,Indianë,Pakistanezë dhe po bëhen Gati për pritjen e Afganëve.(VIDEO)
error: Materiali eshte i mbrojtur !!