fbpx
Lajmet me te Klikuara

THIRRJE: e Fondacionit Albana për Organizatat dhe Aktivistët patriotë : Ta krijojmë Bashkarisht Aleancën Mbarëkombëtare kundër Minishengenit…

Thirrje e Fondacionit Albana për organizatat dhe aktivistët patriotë : Ta krijojmë bashkarisht Aleancën Mbarëkombëtare kundër Minishengenit

Duke parë mësymjen e vazhdueshme antishqiptare, e cila synon rehabilitimin ndërkombëtar të Serbisë, syrgjynosjen e statusit të Kosovës dhe goditjen katastrofike që i shkaktohet Cështjes Kombëtare, por edhe opinionin mbarëkombëtar, si dhe të miqve e dashamirësve tanë:

Fondacioni Albana i bën thirrje gjithë shoqatave dhe aktivistëve patriotë, kudo që ndodhen, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, trojet e tjera etnike dhe Diasporë, që të organizohemi bashkarisht në një Aleancë Mbarëkombëtare kundër Minishengenit.

Fondacioni Albana vëren se rruga e vetme për ta ndalur këtë proçes shkatërrimtar është bashkimi i forcave dhe energjive më të mira, në një grupim mbarëkombëtar, i cili duhet ta marrë përsipër organizimin e hapave të matur, por të fuqishëm dhe të ashpër nëse nevojitet, me të vetmin objektiv, bllokimin me çdo mjet të Minishengenit.

Organizatat dhe aktivistët patriotë janë me qindra e mijëra dhe jemi të vetëdijshëm, që as i njohim të gjithë dhe as do jetë e mundur që të gjithë t’i kapërcejnë egot dhe llogaritë personale. Megjithatë, jemi të bindur që sa më shumë të behemi bashkë, aq më shumë gjasa do të ketë bllokimi i projektit antishqiptar të Minishengenit.

Për rregullimin e çështjeve organizative mendojmë se mund të nevojiten fillimisht një videokonferencë, më tej një tryezë e rrumbullakët për të përfunduar me një konferencë apo kuvend në Tiranë ose Prishtinë.

Më poshtë po emërojmë disa organizata e aktivistë , por thirrja i drejtohet qindra e mijëra organizatave dhe aktivistëve patriotë:

1) Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

2) Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri

3) SHVL- UCK

4) Shoqata e të përndjekurve politike Maqedoni

5) Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile

6) Akademia Alternative Rrënjët Tona

7) Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve

😎 Rrënjët shqiptare – Albanianroots

9) Djemtë e Labërisë

10) Shoqata Bytyçi ..etj

1) Arif Mati

2) Marin Mema

3) Elena Kocaqi

4) Lorik Cana

5) Genc Prelvukaj …………….. etj

p.s Ju lutemi miqve e dashamirësve tanë, që të na shkruajnë nëpër komentet e ketij postimi emra shoqatash dhe aktivistësh patriotë, që mendojnë se duhen ftuar dhe ne do të përpiqemi t’i kontaktojmë të gjithë privatisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ç’do të bëhet me Marrëdhëniet Njerëzore nëse Gjithçka bëhet Online ?
Next post Republikanët e Teksasit miratojnë Arrestimin e Demokratëve që ikën për të Bllokuar Projekt -Ligjin e Votimit …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!