fbpx
Lajmet me te Klikuara

Ç’do të bëhet me Marrëdhëniet Njerëzore nëse Gjithçka bëhet Online ?

Mbeta nja dy orë në bankë sot me tim atë që duhet të transferonte ca para. Një moment nuk durova dot më e i thashë: – Baba, pse nuk aktivizon E-Banking ? – Pse duhet ta bëj këtë ? – më pyeti. – Që të mos rrish dy orë këtu për gjëra të tilla si transferimi i parave. Mund të bësh çdo gjë online, edhe pazarin madje.

Gjithçka është më e lehtë kështu!

Isha shumë i kënaqur me veten, ndërsa ia shpjegoja se si funksiononte. – Nëse e bëj këtë, nuk kam pse të dal më nga shtëpia ? – Po, po! -i thashë. Madje dhe ushqimet , pasi i porosit t’i sjellin te dera e shtëpisë. Mund të blesh gjithçka që të duhet!

Përgjigja e tij më la pa fjalë. – Ndërsa vija për në bankë, takova disa shokë të mi, bisedova me ta, u përshëndeta me disa të njohur, kur mbërrita , bisedova ca me punonjësit e bankës që më njohin mirë tashmë.

Ti e di që unë jam vetëm…më duhet ca shoqëri. Më pëlqen të bëhem gati e të vij në bankë. Kohë kam mjaftueshëm, kështu që nuk më nervozon pritja .

Dy vjet më parë kur u sëmura, shitësi i dyqanit të fruta perimeve, erdhi për vizitë me një qese portokalle. Kur nëna jote u rrëzua ndërsa bënte shetitjen e mëngjesit , shitësi i ushqimores , e mori me makinën e tij dhe e çoi në spital , më pas e solli deri te dera e shtëpisë.

Pse do të doja që gjithçka të më vinte në shtëpi ?

Pse duhet të më detyrojnë të ndërveproj vetëm nëpërmjet kompjuterit ?

Ç’do të bëhet me marrëdhëniet njerëzore nëse gjithçka bëhet online ?

Më pëlqen të di me me ç’njeri kam të bëj, e nuk po flas vetëm për pazarin e ushqimeve.

Më pëlqen të kem të bëj me shumë njerëz .

Quhen “Marrëdhënie njerëzore”. I blen dot online këto ?

Teknologjia nuk është jetë.

Koha kalohet me njerëz, jo me pajisje teknologjike.

Shkrimi është marrë nga facebook dhe nuk e ka Autorin origjinal të shkrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Senatori Demokrat i Arizonës burgoset për Akuza të Shumta të Pedofilisë…
Next post THIRRJE: e Fondacionit Albana për Organizatat dhe Aktivistët patriotë : Ta krijojmë Bashkarisht Aleancën Mbarëkombëtare kundër Minishengenit…
error: Materiali eshte i mbrojtur !!