Një grup Studentës po i kërkojnë Gjykatës së Lartë që të bllokojë planin e Universitetit të Indianës për të kërkuar që studentët dhe punonjësit të vaksinohen .Është hera e parë ky rast që gjykatës së lartë i është kërkuar të ndërhyjë për mandatin e vaksines dhe kjo vjen pikërishtë pasi disa korporata, shtete dhe qytete po e mendojnë ose e kanë miratuar kërkesën e vaksinës për punëtorët apo për personat që duan të darkojnë në ambiente të mbyllura.
Ky nuk është rasti i parë që një çështje e lidhur me koronavirusin të shkojë në gjykatë, megjithatë,gjatë vendimeve të vitit të kaluar, gjykata e lartë e dominuar nga konservatorët ka mbështetur kryesisht grupet fetare të cilët kanë sfiduar kufizimet në shërbimet e brendshme gjatë pandemisë.
Në rastin konkret, një trup gjykues federal me tre gjyqtarë, përfshirë këtu dy gjyqtarë të emëruar nga ish-Presidenti Trump, që ishin një nga dy gjykatat më të ulëta që mbanin anën e Universitetit të Indianës dhe e lejuan atë të kërkonte vaksinimet. Plani i shpallur në maj kërkon afërsisht 90,000 studentë dhe 40,000 punonjës në shtatë kampuse që të marrin vaksinat kundër COVID-19 për semestrin e vjeshtës.
Studentët që nuk respektojnë urdhërat do të anulohet regjistrimi i tyre si dhe punëtorët që nuk e bëjnë Vaksinën do të humbasin punën e tyre. Politika i lejon përjashtimet fetare dhe mjekësore, por studentët që janë të përjashtuar duhet të testohen dy herë në javë për sëmundjen. Shkolla njoftoi këtë javë se tani për tani, të gjithë, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, duhet të mbajnë një maskë në ambiente të mbyllura ndërsa janë në kampus.
Studentët që sfidojnë mandatin argumentojnë në dokumentet e gjykatës të paraqitura të Premten se ata kanë “një të drejtë kushtetuese për integritet trupor, autonomi dhe zgjedhje të trajtimit mjekësor në kontekstin e një mandati vaksinimi”. Ata po kërkojnë një urdhër nga gjykata e lartë që ndalon universitetin nga zbatimi i mandatit. Shtatë nga studentët kualifikohen për një përjashtim fetar.
Nuk ka një afat për gjykatën për të vepruar, por studentët kërkojnë një vendim deri më 13 gusht.
Në korrik, një gjykatës i rrethit Indiana u bashkua me universitetin duke refuzuar të lëshojë një urdhër paraprak që bllokon mandatin e vaksinës. Një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e 7-të votoi 3-0 për të mbështetur vendimin në fillim të kësaj jave.
Dy nga tre gjyqtarët u emëruan nga zoti Trump dhe i treti nga Presidenti Reagan.
Universiteti fillimisht planifikoi që të kërkonte nga studentët dhe punonjësit që të siguronin dokumentacionin e imunizimit, por pas një reagimi të ashpër ndryshoi politikën e saj për ta bërë dhënien e provës fakultative. Studentët dhe punonjësit tani thjesht duhet të dëshmojnë për vaksinimin e tyre në një formë online.
Zyrtarët e kolegjit në të gjithë vendin kanë luftuar nëse do të kërkojnë vaksinime, në disa shkolla që i detyrojnë ata dhe të tjera pyesin nëse kanë autoritet ligjor për ta bërë këtë. Paditë e ngjashme kundër kërkesave të vaksinave të studentëve janë ngritur në shtete të tjera.
Gjatë dy javëve të fundit, mandatet e vaksinave janë bërë një çështje e diskutueshme. Të Premten, United Airlines njoftoi se do të bëhej linja e parë ajrore amerikane që do të kërkonte vaksinim për punëtorët.
Gjithashtu dhe Google, Facebook, Tyson Foods dhe Microsoft janë ndër kompanitë e tjera që ti detyrojnë që të bëjnë vaksinat.
Burimi: https://www.cbsnews.com
Average Rating