Nga Ylli Dylgjeri –
Po, po, e tha edhe Avokati i Madh.
Tani po. U zgjidh.
Damian Smith përballe Damian Skuth!
Po ku ishit më parë o aleati yne i madh strategjik?
Pse na late deri tani me termete e qamete.
Damian Smith ishte per të ardhur me kohë.
Ky ishte per vëzhgues ne Peshkopi e jo Damian Skuthi!
E late situaten te mavijoset e pastaj e godisni ne prag te tensionit e te pensionit.
Nejse si fillim, Ju urojme pune te mbare Mr. Smith. Ketu do te gjesh informacion e konsulence me tepri. Do te gjeni edhe avokati me tepri. Tak FBI-ja ose Tak lemeria – i thone.
Si fillim do ti atashoheni Takut. E ke anglosakson. Smart man. Te orienton dhe te genjen nonstop.
Të gënjen edhe kur e pyet : Sa është ora?
Ka 4 vjet që i thotë përdite ketij populli se do kete arrestime!
Do kete në Janar, do ketë në Shkurt, në Mars në ….Gusht e hiç! U merziten edhe viktimat duke pritur.
Taku genjen pa hesap. E ka per muhabet.
Ndaj i nderuari Smith mbaje afer por vetem per relaks. Po e besove…do kthehesh shpejt nga erdhe. Nejse ky ishte Taku. Ketu ke edhe te tjere qe jane tak- fak! Mos me keqkupto. Nuk flas per fjalen fak ne anglisht.
Ne shqipen tone perdoret per te treguar shpejtesine. Tak- fak per shembull e bene reformen ne drejtesi.
Sot kane mbetur pa gjyqtare e pa katandi. Jane mbushur Arkivat me dosje e si prek me njeri.
Mijra e mijra presin ne pluhur.
Une qe te shkruaj kam 2.5 vite ne pritje per nje gjyq ne Apel. S’ka date. Fatura ecen. Se rruan njeri…
Thone se i ka marre persiper nje fare Ficoje. Heee sa gjera ka marre persipet Fico. Ja ku jemi. Bosh.
Ndaj mos e merr me rrembim i dashur Smith se ketu behesh shpejt pis…
Të fala – nga i dënuari për një vjershë.
Average Rating