fbpx
Lajmet me te Klikuara

Ylli Dylgjeri: I pjekur Për sopatë?

Read Time:2 Minute, 34 Second

Reagimi dje i Ambasadës së SHBA ishte i qartë dhe i pandryshuar:

“Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.

Pra, sipas SHBA, Berisha është pjekur për sopatë! Duke rrëmuar ne historinë e ballkanit, te populli serb, gjejme një tradite.Tradita rrjedh nga mitet serbe. Dhe meqe po jetojme ne kohen e Marreveshjes se Shkupit per nje “Ballkan te Hapur” po e vazhdojme hapjen e historise.

Në literaturën e sotme, të cilët serbët nuk e fshehin, ekziston edhe fjala e tyre popullore ‘zreo za sekirče’ (i pjekur për sopatë), fjalë e cila ka mbetur si rikujtuesë për kohërat, kur serbët e zvoglonin familjen e tyre në mënyren më jonjerzore e shtazarake, të quajtur – lapot. Sipas këtij “miti” (senicid – vrasja e plakut), kur burri i mbushte 60 vjet, bëhej i tepërt dhe barrë për familjen, i mbetej të birit ose ndonjë familjari (nëse ai nuk kishte djem ), që ta dërgon në pyllë dhe me ritual ta mbyste, duke i rënë në kokë me diçka të fortë, ose me sopatë, për ta mbytur. “Rituali” vrasës donte që “plaku” të mbante një bukë pogaçe mbi kokë.

Pogaçja mbi kokë simbolizonte që ai nuk meriton më të hajë bukë, se është i padobishëm, dhe me këtë ai nuk e meriton as të jetojë, sepse ishte barrë e madhe. Ky zakon i fëlliqur është praktikuar deri në fund të shekullit 19, i cili më vonë është ndaluar me ligj.

Mu kujtua ky mit makaber kur sot, SHBA, pas disa dekadash kerkon ti zvoglojë familjen e demokrateve. Berisha deri me tash eshte e mbetet Babai i demokrateve. Berisha eshte mit per historine e Partise Demokratike. E nëse Lul Basha konsiderohet bir i PD, po i kerkohet Atij koka e Sali Berishes . Edi Rama e ka tejkaluar vrasjen e Babait politik. Deklarimi i Tij para do kohesh se Une e vrava Babain politik Nano, tregon se rruget jane hapur sot per Bashen. Sigurisht, sopata ketu eshte e ekzaxhiruar dhe kurresesi nuk perdoret më, por, instrumentet amerikane (sipas deklarates se Ambasades) kerkojne largimin e Berishes me çdo çmim. Nese nuk perdoret më sopata si instrument ne SHBA ne Kodin Penal perdoret ende karrigia elektrike.

Por edhe kjo eshte vetem per ligjin amerikan te ndeshkimit. Në shqiperi kemi tjeter Kod Penal. Por ka edhe nje ndryshim tjeter te madh. Berisha është shqiptar. Dhe nuk denohet kerkush më me propagande aq me shume qe Burrëria e Tij keto dite po rivleresohet ne opinion. Berisha vetë po ben sfide, po i kerkon politikes,opinionit, drejtesise,nderkombetareve:

Me thoni çfare kam shkelur?

Më thoni ku janë krimet e mia?

Por deri me sot nuk po thuhet kurgjë… Vetëm: Non Grata! Ndaj deri me tash “kerkimi i kokes” se Berishes eshte komedia e rradhes. Berisha deklaroi se po pret serrisht aulen e Kuvendit. Pret te shprehe ate vullnet qe i dha votuesi. Çdo hap tjeter do te çoje ne shperberjen e PD, e kesaj force politike qe sot eshte 50 % e shqiptareve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!