Read Time:40 Second
A beson se s’doja të vija?
Më prite gjatë e di,
Pse nuk erdha mos u trishto,
Ti e di fare mirë unë jam era,
Të lutem stuhi mos fillo.
Sa doja të vija por s’munda,
Për dreq një shi seç filloi,
Në qiej filluan të binin ca zjarre,
Dhe këmbët mi përvëloj.
Më prite gjatë e di,
Mos m’u bë sot lot në sy,
Shpirtin lëshova mes zjarresh,
Të gjente rrugën tek ty.
Sa do doja të vija por s’munda,
A beson se s’doja të vija?
Shpirti im s’është më imi,
Peng e ka marrë dashuria.
Ora po kalon e zbardhi,
Qielli më frikë nuk më ngjall,
Ti e di fare mirë unë jam era,
Unë po vi, se kam kaq shumë mall.
Arjana Fetahu Gaba, New Jersey, August 1, 2021
Average Rating