fbpx
Lajmet me te Klikuara

VKM: Qeveria Rama nuk pyet për Vendimin e Gjykatës Kushtetuese,i rikthen Truallin e Teatrit Kombëtar në Pronësi të Bashkisë Tiranë ….

Qeveria miraton kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila urdhëroi rikthimin e pronës nga Bashkia tek Ministria e Kulturës.

Vendimi për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të truallit me sipërfaqe 522 mijë m2 është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të 30 korrikut 2021.

Në vendim thuhet se Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Por një vendim i tillë bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kërkoi rikthimin e pronës nga Bashkia tek Ministria e Kulturës.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kishte parandjerë një vendim të tillë që do të merrte qeveria, prandaj tre ditë më parë i dërgoi një kërkesë Ministrisë së Kulturës që të rimerrte pronën e Teatrit por ministja mbylli dyert e nuk pranoi dorëzimin e kërkesës.

Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe kërkesën e Bashkisë Durrës për mbështetje financiare për menaxhimin e mbetjeve.

Burimi: Oranews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Karta e Racizmit për të zgjedhur Hipokritët e Bardhë në Pushtet si Joe Biden …
Next post Kabala Historikisht i ka Eleminuar Shpikësit dhe Shkencëtarët për të fituar vetë.(VIDEO)
error: Materiali eshte i mbrojtur !!