fbpx
Lajmet me te Klikuara

Ylli Manjani: Ndoshta OSBE/ODIHR ka Ngatërruar Raportin me Zgjedhjet e Bjellorusisë …!

Në një status në rrjetin social facebook ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur ironinë duke u s’jellur si i habitur në lidhje me zgjedhjet në shqipëri ku shkruan se : Jam i çuditur!😲 Nuk ka mundësi që qeveria jonë e madhe të ketë blerë vota; përdorur shtetin për presion ndaj zgjedhësve; dëmtuar rregullat e lojës kur loja filloi.

Më tej ish Ministri i Drejtësisë Manjani shtron pyetjen: Ndoshta OSBE/ODIHR ka ngatërruar raportin me zgjedhjet e Bjellorusisë..!😜

Statusi i plotë i ish Ministrit të Drejtësisë.

Jam i çuditur!😲 Nuk ka mundësi që qeveria jonë e madhe të ketë blerë vota; përdorur shtetin për presion ndaj zgjedhësve; dëmtuar rregullat e lojës kur loja filloi.

As të ketë përdorur të dhënat personale për terror elektoral!

Nuk ka mundësi!

Ne e dimë që votat i bleu opozita.

Madje sipas Petros në Fier LSI bleu 10 mandate me krimin e organizuar, që qeveria e atij i jep tendera..!!!

Ndoshta OSBE/ODIHR ka ngatërruar raportin me zgjedhjet e Bjellorusisë..!😜

Ne na ka thënë Ambasada Amerikane që ishin zgjedhje të mira. Ç’ne OSBE?!

Meqë ra fjala, a është ende USA në OSBE?!

Nëse është ende, a e di këtë gjë zonja Kim?!

#udhjeNusjaNkalë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Vaksina Covid-19,Emërtohet si “Kali i Trojes” në Organizmin e Njeriut .(VIDEO)
Next post Katër arsyet Kryesore Pse disa Njerëz, Mjekë dhe Shkencëtarë Refuzojnë të Marrin Vaksinën Covid …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!