fbpx
Lajmet me te Klikuara

Reforma e George Soros në Drejtësi: Peshkaqen kapi Donald Lu ? Peshkaqen do kapi dhe Yuri Kim? …

Read Time:2 Minute, 14 Second

Nga Redi Minga –

Nuk e kisha menduar ‘kurrë’ që Ambasadorja Yuri Kim do më nxirrte mallin e Sorosianit të parafundit të Ambasadës Amerikane në Tiranë Mr.Donald Lu-së, njeriu që na rrasi Reformën në Drejtësi të George Soros që dhe Kina Komuniste do e kishte zili.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, u bë pjesë e MIK Festival në Pustnec,  nga ku iu përgjigj interesit të gazetarëve për ecurinë e reformës në drejtësi.

Yuri Kim foli me gjuhën e ish Kolegut të saj Donald Lu.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi nuk është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”.

Po kam një Pyetje për Ju Ambasadore Yuri Kim: për cilën Reformë në Drejtësi flisni Ju Ambasadore,për Reformën e Fondacionit të George Soros ku nuk ka Shqiptarë që nuk e di që kjo Reformë u bë për të favorizuar Rilindjen Sorosiane në Shqipëri.

Sado të mundohesh ti fshehësh Gjurmët Ambasadore Kim,ju po veproni si Donald Lu duke vepruar pak ndryshe nga Donald Lu që përmendte peshqit e mëdhenj për të ilustruar korrupsionin në nivele të larta, Ju me sa kam kuptuar po amplifikoni  etiketimet e  paraardhësit tuaj duke fshehur Këmbët si Gjarpri dhe duke na deklaruar se:

“Unë jam një diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata”.

Yuri Kim mendon se krahas reformës në drejtësi duhet folur edhe për bukuritë e Shqipërisë: kjo është e njejta e gjuhë e Donald Lu-së që deklaronte kur dilte shëtitje në shqipëri dhe këto janë fakte se po të gërmoni në arkivat e Mediave është origjinale me deklaratën e bërë nga Kim ku ka vetëm një ndryshim të vogël,Unë nuk jam Prokurore.

Ambasadorja Yuri Kim do të ketë fatin e Donald Lu-së sepse këto lëvizje të njëpasnjëshme më kujtonë momentet e fundit të ish Ambasadorit Donald Lu,të cilit ja dimë fatin pasi realizoi me sukses Reformën e George Soros në Shqipëri duke ja lenë Safetën Yuri Kim.

Është mirë të themi se kjo Reforma e George Soros në Drejtësi nuk është asgjë tjetër përveçse artikull për portalet ku mund të titullohet…Peshkaqen kapi Donald Lu,Peshkaqen do kapi Yuri Kim?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!