fbpx
Lajmet me te Klikuara

Dënimi …

Read Time:2 Minute, 33 Second

Nga Armir Shkurti –

Porta e Artë e Parajsës nuk hapej. Besimtari priste prej dymijë… ndoshta dhe tre mijë vite nga të Tokës, me shpresën se Shën Pjetri do ta thërriste brenda dikur…

* * *

Besimtari kaloi gjithë jetën në Tokë vetëm duke u falur e lutur, duke lexuar librat e shenjtë pa bërë ASGJË, nga frika e mëkatit. Hynte në faltore i pari e dilte i fundit. S’u martua nga frika e mëkateve, s’rrinte me askënd nga frika e tundimeve. I përulur, i bindur, pa bërë asgjë tjetër e kaloi jetën në Tokë, deri orën kur mori udhën e përjetësisë….

* * *

Porta e Artë e Parajsës u zhduk dhe gjithçka rreth tij u bë mjegull e dendur. Aq e dendur sa nuk mund të shihte asgjë. Atëhere një zë i fuqishëm i foli:

– Nuk qe Porta e Parajsës por thjesht një dënim, ajo që për mijëra vjet pate para syve. I je lutur Zotit çdo ditë të jetës tënde dhe pa bërë asgjë, ke pritur e shpresuar që AI të veprojë në vendin tënd. Ooooh! Çfarë fyerje!

Ti ke shpërdoruar dhuratën më të çmuar që Krijuesi të dha: JETËN! Ti nuk jetove dhe i kërkove ATIJ të ta jetonte jetën në vendin tënd.

Ne u kemi falur çdo gabim njerëzve. Kemi mëshiruar çdo faj madje edhe krim. Ne e kemi paisur njeriun me instinkte, dëshira, nevoja. Për të jetuar e shijuar ATË jetë. Ne e dimë se sa i dobët është njeriu e prandaj e falim, kur ai pendohet. Kur kupton TË MIRËN dhe TË KEQEN. E duam, kur zgjedh të mirën. E dënojmë, kur zgjedh të keqen. Por e falin kur ai e kupton.

Ti ke parë të keqen e s’e ke ndaluar Ti ke patur mundësi të bësh të mirën por s’e ke bërë. Ti ke patur detyrë të mendoshë e ta thuash mendimin tënd por ke zgjedhur heshtjen. Ti bëre Zotin përgjegjës për jetën tënde, me lutjet e tua, që të mos kishe përgjegjësi në atë jetë. Ti mendove se me atë hile po fitoje Parajsën. Ti lute Zotin vetëm prej frikës dhe jo adhurimit. Frika u bë jeta jote dhe mëkati yt i madh i TË MOS BËRIT ASGJË.

Dënimi i parë për ty ishte ajo pritje mijëravjeçare para një porte që s’ekziston. E bëmë të dukej si hyrja e Parajsës. Do të të lehtësohej dënimi nëse të paktën do trokisje.Por ti prite e shpresove dhe pritjen e përjetshme dhe shpresën pa shpresë ti vumë si mundim.

Tani mëso një gjë: Këtu je në Ferr!

Ke menduar se Ferri është katran i vluar dhe zjarr? JO PËR TY! Ti je I DËNUAR ME ASGJË! Ashtu siç rrojte në atë jetë do kalosh edhe përjetësinë. Këtu në këtë mjergull. As do shohësh, as do dëgjosh, as do shijosh, as do nuhasësh as do lëvizësh. Atë që kërkove atë gjete. ASGJËNË E PËRJETSHME. KËTU NË PËRJETËSI FERRI YT DO TË JETË ASGJËJA E PËRJETSHME.

Dhe zëri pushoi e bashkë me të edhe gjithçka tjetër. Shpirti i humbur i besimtarit që s’bëri asgjë në jetë nisi të vuajë ASGJËNË e përjetshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!