Nga Andrea Bregu –
Një ndër plagët e shoqërisë Shqiptare është edhe indoktrinimi i brezit të ri me figurën e Enver Hoxhës nga familjet që janë akoma komuniste dhe politika flakë e kuqe komuniste.
Nëse brezi i ri deri në 15-25 vjeç do të dinte dëmet që Enver Hoxha dhe komunizmi i kanë sjellë Shqipërisë, ata nuk do të ishin kaq indiferentë përballë pushtetit të Edvin Kristaq Ramës.
Mendoj se këtu është faji edhe i sistemit arsimor i ngritur qëllimisht për të bërë trushpërlarjen mbi figurën e Enver Hoxhës dhe komunizmin, duke mos u mësuar brezit të ri dëmet që Enver Hoxha dhe komunizmi i kanë sjellë Shqipërisë por duke u mësuar që komunistat dhe Enver Hoxha kanë luftuar sipas kurrikulave arsimore pushtuesit Italianë dhe ata Gjermanë. Ky sistem arsimor i ngritur në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të atyre që deri dje ishin pjesë e sistemit komunist dhe me qeverinë flakë të kuqe komuniste të Edvin Kristaq Ramës, gjithashtu edhe qeveritë paraardhëse të kësaj të tashmes kanë futur kurrikula që nuk ndihmojnë proçesin e dekomunstizimit të shoqërisë Shqiptare por në fakt bëjnë të kundërtën duke na e shitur figurën e Enver Hoxhës dhe komunizmin si Pro-Shqipëtarë.
PLATFORMA NË SISTEMIN ARSIMOR TË NJË QEVERIE TË ARDHSHME PATRIOTIKE ANTIKOMUNSITE:
Një sistem arsimor për historinë i ngritur mbi bazat e të qënit Patriot për vendin dhe në proçesin e dekomunstizimit do ti hapte rrugën frymës të të dashurit Shqipërisë dhe mbrojtjen e demokracisë nga forcat komuniste që do të tentonin të merrnin pushtet.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis në një prej ligjeve të nënshkruara së fundmi ka urdhëruar shkollat që të kenë në kurrikula “Të këqijat e Komunizmit dhe Ideologjive totalitare.” në shkollat e larta të shtetit të Floridës. Gjatë nënshkrimit muajin e kaluar ai u fokusua në të ardhurit nga Kuba dhe Vietnami për tu shpëtuar sitemeve totalitare komuniste për tu bërë nënshtetas Amerikanë.
Nëse gjendet zgjidhje politike kundër klasës AntiShqiptare Sorosiane Komuniste, shoqëria Shqiptare duket menjëherë të fokusohet tek proçesi i dekomunstizimit dhe tek mësimi i vlerave Patriotike Shqiptare.
Average Rating