fbpx
Lajmet me te Klikuara

Story: Anti Komunisti Muharrem Kruja që luftoi kundër Regjimit Diktatorial për një Shqipëri Demokratike …

Read Time:1 Minute, 51 Second

Nga Genc Gripshi:

Muharrem Kruja 1912-1949 djali i patriotit Dergut Kruja. Ne foto qe shihni eshte Muharrem Kruja ne burgun e Tiranes. Muharrem Kruja mbetet nder ata heronj te heshtur antikomuniste, qe vdiq i torturuar brutalisht nga kriminelet torturues te rregjimit,i zhdukur pa u denuar me gjyqe,ku dhe sot nuk ka nje varr ku te prehet.

Foto / Muharrem Kruja Djali i Patriotit Dergut Kruja

Ne kohen e Zogut meret me tregeti dhe zoteronte mire gjuhet gjermanishte dhe italishten.

Ne kohen e italise punonte si perkthyese i italishtes ne Shoqerine Italiane te ndertimit Pietra Çidera ne Peqin,dhe ne vitin 1943 filloi te punonte si nenpunes ne Bashkine Peqin dhe si perkthyes i gjermanishtes ndermjet bashkise dhe komandes gjermane.

Arrestohet ne vitin 1945 dhe i sekuestrohet pasuria nga regjimi komunist si kundershtare i tij. Perfiton nga nje anmisti dhe lirohet nga burgu.Muharremi e urrente regjimin diktatorial qe po instalohej ne Shqiperi dhe ne Shkurt te vitit 1949 behet nje nder te paret anetare i organizates antikomuniste Fronti i Rezistences e sapo krijuar.

Ai betohet perpara flamurit kombetare ne nje dyqan ne Tirane ne prani te kryetarit Hamdi Frasheri,duke deklaruar se gjithe jeten e tije do tja kushtonte Frontit te rezistences qe kishte per qellim permbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e nje qeverie ku parimi kryesore te ishte liria e fjales,liria e shtypit, e drejta e prones dhe Shqiperia etnike.

Muharrem Kruja caktohet nenkryetare i Frontit te Rezistences per Peqinin dhe Elbasanin dhe ne mbledhje propozon qe organizata te ruante ne maksimum sekretin dhe te punonin me pseudonime per t’u ruajtur nga brutaliteti ndeshkues i regjimit komunist. Organizata Fronti i Rezistences u krijua ne vitin 1949 ne Tirane,Peqin,Durres,Pogradec,Korçe, si dhe u be gati te shtrihej ne Shkoder,Lezhe,Kruje dhe Mirdite.

Organizata shume shpejt ra ne dore te sigurimit dhe u bene arrestime.

Muharrem Kruja arrestohet nga te paret dhe kaloi ne tortura shtazarake per te treguar shoket e organizates,por ai nuk tregoi asnje..

Ai nuk mundi ti rezistoi fizikisht ketyre turturave ç’njerzore duke humbur jeten e tij ne dhomat turturuese,ku sadistet e regjimit jo vetem qe nuk ja kthyen trupin familjes por e lane dhe pa nje varr.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!