fbpx
Lajmet me te Klikuara

Ka ardhur koha që edhe TV- të të përballen me Kritikat, me Nivelin e Cilësisë së programeve …

Read Time:1 Minute, 58 Second

Nga Emrije Krosi:

Ndonjëherë, TV të bëhet shumë e mërzitshme, sidomos kur ke dëshirë, të shikosh më shumë kulturë, informacion dhe kur nuk je brenda rrezes tënde të fushës apo fushave të preferuara, mërzitesh shpejt, nga “përçartja” e të ftuarve sidomos të Blendi Fevziut. Por sonte po kënaqen, kur dëgjoj, prof. Aurel Plasari-n ( ish profesori im i estetikës në universitet), teksa rrëfen plot kulturë, e ridëgjoj gjithherë me kënaqësi.

Por parëmbrëmë, në debatin mes femrash më joshi tema: “Rrëfimet e femrave dhe sfidat e jetës së tyre” gjithë sy e veshë për të dëgjuar diçka krejt tjetër, krejt ndryshe, sepse prisja të shihja femra që vërtetë jeta i “kishte zhytur” shumë thellë, mendova se do shikoja vajza dhe gra të dhunuara, femra të divorcuara për të rrëfyer për vështirësitë e jetës dhe përvojat plot sakrifica në betejat e tyre për mbijetesë, apo femra invalide, para- paraplegjike, që kanë sfiduar fatet e tyre në shoqërinë mentaliste dhe paragjykuese, po ashtu përjashtuese shqiptare, apo pse jo dhe femra të pjesës margjinale të shoqërisë si: ish të burgosura , rome etj.

Por u zhgënjeva aq shumë, sepse çfarë do rrëfenin ato femra, pa gjykuar askënd, madje as i njoh ( të njëjtat fytyra) për “studimet e shumta” apo gradat shkencore si janë katapultuar në politikë, por duket që edhe vetë tv-të vuajnë nga bulizmi apo racizmi, ( duhen patjetër të bukura por jo të mençura) sepse ata ” të shëmtuarat” janë vetëm në emisionet e “historia ime” sepse ekrani bëhet “pis” nga njerëz të shtresës së ulët, ku femrat të ndryshuara estetikisht aq bajate, më dhembi shumë më zhgënjeu akoma më shumë, se këtu çdo gjë është me rekomandim, porosi, miqësi, jo nga vlera intelektuale, as nga pesha njerzore e secilit.

Ka ardhur koha që edhe TV- të të përballen me kritikat, me nivelin e cilësisë së programeve ( pa i gjykuar ata ), sepse secili TV ka jo vetëm kontrata, por edhe programacione të përcaktuara, ku shumë programe kanë ndikim të keq në shoqërinë tonë akoma moralizuese, polemizuese apo edhe patriarkale, ( duke përjashtuar telenovelat) që zënë pjesën më të madhe të shikueshmërisë, por kur bëhet fjalë për vetë realitetin arnohen gjërat dhe në TV ( vetëm për fytyra të bukura) kurse nevojtarët mëshirohen ose përdoren si” karrem” për të shtuar pëlqimet, shikuesit, klikimet etj.

P.S. (asgjë personale, vetëm se duhet të jemi realistë,se bota përtej ekranit është edhe bardhezi).

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!