Nga Vilson Kulemani
Në krye të herës më duhet të ritheksoj që jam i bindur që më 25 Prill kishte një masakër zgjedhore dhe që PD ju vodh pushteti nga makineria bandë-shtet!
Por më duhet të shpreh një opinion përsa i përket proçeseve të mëtejshme ristrukturuese të PD.
Në vigjilie të zgjedhjeve për organin më të madh kolegjial të kësaj partie, Këshillin Kombëtar shoh shumë statuse, intriga, servilizma dhe pakënaqësi nga shumë bashkëudhëtarë tanët në luftën 8 vjeçare që zhvilluam si opozitë.
Natyrisht që, gjithsecili në vetëvete e ndjen që duhet të jetë ai i zgjedhur, dhe se merita apo kontributi i tij është më i madh se i dikujt tjetër, por ama në opozitë më shumë duhet të japësh se sa të marësh.
Sigurisht që disa prej tyre ju jap dhe të drejtë, kam qenë aty dhe jua kam parë kontributin dhe ambiciet e tyre të qarta për tu ngjitur lartë në politikë, por duhet një reflektim me vetveten, çfarë është më e mira për PD?
Krahas kësaj uroj që dhe kryetarët apo njerëzit e deleguar për të qenë “matës” të kontributit të mos udhëhiqen nga servilizmat dhe dëshirat okulte për të krijuar klane dhe influencë në këto struktura që po ristrukturohen.
Nëse vazhdojmë kështu, “Peshku në det dhe tigani në zjarr” duke ndarë poste dhe pushtetin pa ardhur ende në pushtet, do të jemi përsëri në opozitë! Lufta dhe elektricitrti i brendshëm duhet të na shërbejë për tu përmirsuar dhe për të arritur qëllimin e përbashkët, jo për tu përçarë!
Average Rating