Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, i ftuar në A Show në Syri Tv, foli për dhunën e policies bashkiake ndaj të moshuarve, duke thënë se kjo frymë duhet të ndalet.
Havari theksoi se gjendja e rendit në vend është shumë e rëndë.
“Policia e ka të ndaluar me ligj sjelljen e dhunshme, këta e kanë dhunën në gjak. Dhuna në polici është një frymë, që duhet të ndalohet. Policia është e politizuar, nuk kanë faj policët e thjeshtë, por shefat policorë.
Për rastin e Floyd, e kam ndjekur, pavarësisht se ai kishte qenë person disi problematik, Amerika është e madhe dhe u ngritën të gjithë në këmbë. Rama çoi policinë nëpër shezllonge, gjoja për rregullim, por asgjë nuk bëri.
Rikonstruktimi ishte asgjë, janë të njëjtat fytyra, janë garda e vjetër, një pjesë e tyre janë të pasur, vettingu i tyre dështoi, vettingun duhet ta bëjë një palë e tretë. Ata nuk mund të përballen me bandat kriminale. Kjo nuk mund të quhet më Polici e Shtetit. Këta kishin pasanik baballarët e janë pasanikë vetë, gjendja është shumë e rëndë. Këtu ka nevojë për revolucion në kulturë, që të ndryshojnë gjërat”, deklaroi Havari.
Burimi: Syri.net
Average Rating