fbpx
Lajmet me te Klikuara

Prof. Dr. Zamira Çavo: “Ekselenti”, Analfabeti funksional …

Read Time:3 Minute, 58 Second

Sistemi arsimor ka nevojë për një revolucion në formë e në përmbajtje. Ҫdo superlativë që dëgjoj të thuhet për arritjet e sistemit tonë arsimor, më bëjnë të mendoj se, edhe më keq do shkojmë. Po sjell disa shembuj për të dëshmuar nevojën e këtij revolucioni:

Studentë ekselentë (nuk e di nga na ka hyrë ky term për vlerësimin e studentit), konsiderohen ata që kanë rezultate të larta, pra e përkthyer në shqip, ata me 10-ta!

“Duhet një lëvizje e fuqishme e aktorëve të shoqërisë për ta vënë arsimin në shina. Kurikulat shkollore duhet të ndryshojnë, metodika duhet të ndryshojë, roli i mësuesit duhet të ndryshojë, formatimi i institucioneve arsimore, duhet të ndryshojë.”

Por e dini se çfarë “heqin” mësuesit e gjorë për të nxjerrë me “sukses” të tillë ekselentë? Presionet e pafundme të familjeve, të miqve për “të mos ua prishur notën” se” ata janë me 10-ta”, janë kthyer në stresin e përvitshëm të mësuesve në qytete! Nën këtë presion numri i nxënësve të tillë, pra ekselentë, është në rritje dhe fare mirë mund të paraqitet si sukses i sistemit tonë arsimor. Para disa ditësh takova një të tillë “ekselent”. I thashë të më fliste pak për hobet e saj. Tha vetëm dy fjali e më tej nuk vazhdonte dot. I dhashë të lexonte një poezi nga të Dritëroit dhe… në tre strofa, dhjetë fjalë i lexoi gabim, jo gabim në gërmëzim, por gabim në theksim, sepse kurrë nuk i kishte dëgjuar ato fjalë e nuk ua dinte kuptimin, pra dhe theksin. E pyes: “Çdo të thotë “zagúshi” dhe qëllimisht e vura theksin te u-ja, ku e kishte vënë edhe ajo. Më pa me sy të habitur e më pas tha: “e di poeti këtë, unë vetëm e lexova…”

Një kolegu im në Fakultetin e Inxhinierisë më dha një rast tjetër: Studenti (që i kishte futur disa herë miq) më në fund do diplomohej. “Kur erdhi të paraqiste temën e diplomës, -më tha kolegu- një vepër hidrocentrali e shkëlyqer në fotot që kishte paraqitur në punim, serbes më tha: “Profesor kam punuar shumë dhe nuk dua të më prishet mesatarja, sepse jam i ekselencës!” Ndenja të çast i hutuar. Dakord i thashë: ia zbërtheva me kujdes faqet e punuara aq bukur, ia ngatërrova dhe i thashë: “Tani m’i vendos sipas rradhës këto figura”…. Sigurisht që nuk dinte…”

E di që dikush do të thotë janë shembuj të shkëputur. Dhe unë kështu them, por ama problemi mbetet sapo të bësh një studim të thelluar. Kur thashë se sistemi ynë Arsimor ka nevojë për revolucion, nuk kisha parasysh vetëm shembuj si këta më sipër.

Mbase nuk na vjen mirë, por e them me bindje se, nuk jemi një popull që kërkojmë dije, por rendim pas dukjes, pas gjërave të lehta, pas diplomave dhe së fundmi, edhe pas termit “ekselentë”!

“Presionet e pafundme të familjeve, të miqve për “të mos ua prishur notën” se” ata janë me 10-ta”, janë kthyer në stresin e përvitshëm të mësuesve në qytete!”

Kështu ndodh në të gjitha ciklet. Ka studentë që kërkojnë të regjistrohen në master vetëm se duhet një diplomë dhe jo për dije! Dhe këta studentë janë në një pjesë të punonjësve të konsiderueshëm të institucioneve të ndryshme. Ju duhet diploma dhe masterizimi për “tundur” madje, kërkojnë edhe kërktorin “ekselentë”! Në të vërtetë janë analfabetë funskionalë! Dhe kur padija bëhet bashkë, edhe mua më pak pushtet, arroganca bëhet mbret! Këtë lloj ekselentësh janë pafytyrë, të paturpës dhe ashtu si mësohen të marrin notën e lartë pa mund të dije, ashtu si shikojnë një vend, edhe në institucionet e shkollës. Dhe arroganca shndërrohet në metodën e përditshme të punës.

Ç’u bënë ekselentët që “pushtuan” administratën publike para disa vitesh? Cilën histori suksesi vlerësuam?

Dhe ngado ta kthesh problemin sërish do dalim tek sistemi ynë arsimor. Kur flas për revolucion, dhe kam disa vite që e theksojnë këtë, dhe kam fjalën për një reformim tërësor të bërë sistemi vicioz, që duhet të bëhet nga jashtë! Kurikulat shkollore duhet të ndryshojnë, metodat duhet të ndryshojnë, roli dhe mësuesit duhet të ndryshojnë, formatimi i institucionit arsimor duhet të ndryshohet.

Dhe kjo nuk bën vetëm partneritet me universitet të huaja. Nuk bëni dot pasi ata kanë studiuar jashtë se duan të rikthehen në vend për reformimin e sistemit. Atë e bën një analizë të gjithëmbajtjes dhe dobësisë së duhur sistemi dhe e trashëgimisë sonë kulturore.

E bën një lëvizje dhe fuqinë e aktorëve të shoqërisë, për ta vendosur arsimin në shina. Nëse do të vazhdojmë të bëjmë reformën pas reformimit, pa asnjë produkt të analizuar, jam e detyruar edhe në dekadat që do të bëjnë temat, “Pse jeni të dhunshëm? Pse nuk jemi qytetarë? Pse prodhojmë kaq shumë injorancë? Pse nuk ecim dot përpara? “

Burimi: https://telegraf.al/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!