fbpx
Lajmet me te Klikuara

Demokraci

Read Time:48 Second

Nga Ardita Jatru

Demokraci

Lufta mbaroi Krimet tona i fshehëm nën lëkurë. Dhe hapëm dyert.

Erdhi paqja dhe ne shihnim ëndrra me të vrarë. U përpoqëm të ishim të lumtur Krijuam partitë zgjodhëm dhe një kryetar dhe shkruanim për lirinë dhe fshinim buzët me gazetat.

Njëri tjetrin pyesim me zë të ulët: A ta ktheu partia shtëpinë? Burgun, ta dëmshpërbleu? Ke ujë? Drita a ke? Tek pazari Gabit blejmë vrerin tonë me lekë. U bëmë një turmë memecë pa shtëpi, pa jetë, me parti.

U bëmë një turmë memecë pa shtëpi, pa jetë, me parti.

Nën lëkurë fshehëm bukur të vrarët tanë dhe paaftësitë tona i bëmë slogane. “na nuk do bahena”, “na kurrë s’kemi qenë”.Por kemi tamburet dhe festojmë ikjet dhe ardhjet tona, aty ku paqja s’erdh’ kurrë varim gënjeshtrat.

O zot që na mbështolle me lëkurë E nuk shohim dot të brendshmet tona nga vetja si të zhvishemi tani, kur as revolucionet nuk bëjnë më punë?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!