fbpx
Lajmet me te Klikuara

Lajthit Palmer: Kosova duhet të ketë Argumente para se të Parashtrojë padi për Gjenocid ndaj Serbisë …

Read Time:1 Minute, 6 Second

Pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid, Mathew Palmer thotë se një qasje e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, tha në një intervistë për RTV21 se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.

Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë.”- u shpreh Palmer.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë: “Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë padi. Është e komplikuar. Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale.”

Burimi: https://www.puls7news.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!