fbpx
Lajmet me te Klikuara

Edit’h Harxhi: Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi në Shqipërinë tonë …

Read Time:1 Minute, 30 Second

Ish kandidatja për Kryetare të Partisë Demokratike Edit’h Harxhi që për të gjithë Demokratët e ndershëm është një Grua e nderuar dhe me shumë vlera Demokratike,beson se Drejtësia në Shqipëri po vendoset.

Në një postim të bërë në faqen e saj në facebook Harxhi shkruan se Pandëshkuesmërisë po i vjen fundi në Shqipërinë tonë. Më poshtë Ish kandidatja për Kryetare të Partisë Demokratike thekson se: Arrestimet e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes dhe 10 zyrtarëve të tjerë jam e sigurt se kanë drithëruar shumë Kyetarë Bashkishë madje edhe në ato më të mëdhat e vendit si dhe shumë Ministra dhe zyrtarë të lartë.

Ka ardhur koha të paguajnë të gjithë zullumqarët që e ndjenin veten të paprekshëm deri më sot shkruan Harxhi.

Lexoni më poshtë postimin e plotë.

Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi në Shqipërinë tonë.

Arrestimet e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes dhe 10 zyrtarëve të tjerë jam e sigurt se kanë drithëruar shumë Kyetarë Bashkishë madje edhe në ato më të mëdhat e vendit si dhe shumë Ministra dhe zyrtarë të lartë.

Ka ardhur koha të paguajnë të gjithë zullumqarët që e ndjenin veten të paprekshëm deri më sot.

Këto dy javë me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe deklaratat e vendimet e SPAK kanë nisur mbarë dhe do vazhdojnë po mbarë.

Tani mezi pres të dëgjoj KM tek i thotë Ministrave të tij “nuk ju mbroj dot nga drejtësia e re”. Jam e sigurt se disa prej tyre do t’ia kthejnë KM-së me po të njëjtën monedhë.

Korrupsioni nuk ka ngjyrim politik dhe as brirë, prandaj të gjithë që kanë abuzuar me fondet dhe taksat e qytetarëve duhet të kuptojnë se po vjen fundi! Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike, me duar të pastra, të pakonsumuar dhe të pakompleksuar.

Koha po vjen!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!