fbpx
Lajmet me te Klikuara

A është “RASTËSI”?

Read Time:2 Minute, 51 Second

Nga Armir Shkurti

10 urdhëresat i gjeta shqip në një faqe të një organizate të krishterë.

□ Urdhëresa 1 është qepur me atë nr 2 dhe ka përfunduar në një të vetme.

□ Te urdhëresa që Zoti e ka zbritur të katërtën por redaktori e ka nxjerrë të tretën, Zoti thotë: “Kujtohu të shenjtërosh ditën e shtunë”!

Ndërsa “zoti” redaktor ua servir besimtarëve të krishterë: “Shenjtëroje ditën E DIELË…DHE DITËT E FESTAVE TË URDHËRUARA”!!!

E ja dhe qershia:

■□ Në origjinal, urdhëresa numër 5 thotë: “NDERO BABAIN DHE NËNËN TËNDE”!

Këtë urdhëresë “e kemi redaktuar” , për ta sjellë më në kohë, në variantin:”Nderoje PRINDIN tënd, nëse dëshiron të jetoshë gjatë përmbi tokë”

Kur Zoti ia zbriti Moisiut pllakat me urdhëresat besoj që e dinte fjalën PRIND. Por zgjodhi fjalët BABAI dhe NËNA. Sepse NJERIU lind prej bashkimit të Babait (burrë ) dhe NËNËS ( grua ). Dhe prej këtij bashkimi ( që nuk zgjat sa një akt seksual, por zgjat një jetë ) , prej dashurisë së një burri e një gruaje krijohet familja, rriten e edukohen fëmijët.

Kjo lidhje është institucion.

Është ligj HYJNOR ( po aq sa biologjik ) që përcakton pa ekuivok ç’ është ligjërisht dhe moralisht familja: TI, QË KE LINDUR NGA DASHURIA E NËNËS DHE BABAIT TËND. Dashurinë nuk e urdhëron, AMA NDERIMIN PËR TA E KA PO AQ TË SHENJTË ZOTI SA EDHE BESIMIN TEK AI VETË.

Ky “redaktori” mirë që s’e ka shkruar shqip: “Ndero prindin 1 dhe prindin 2”! Të thuash ka kursyer letër… jo! Se ka shtuar gjithë atë joshjen e jetëgjatësisë!

E për të kuptuar që veç me besimin në Zot e fenë nuk ka lidhje ai/ajo që e ka redaktuar tabelën që Zoti i dha në dorë Moisiut, shih urdhëresën nr 9! Ka parë që i kanë dalë pak, dhe ka shtuar nenin 9: ” Mos e lakmo njeriun e huaj për të keq”! ( po për të mirë…? )

10 urdhëresat, ti bësh çamur në këtë farë feje?

Pa dashje? Ndoshta!

Por ajo “e diela e ditët e festave të urdhëruara” në vend të ” e shtuna” nuk duket fort budallallik. As paaftësi. Por qartaz gënjeshtër e shtrembërim.Ndërsa “prindërit” në vend të “babain tënd dhe nënën tënde” unë i quaj pjesë e axhendës për goditjen e familjes!!!

Besimtarë të dashur!!

Me përunjësi ma lejoni një opinion timin. Unë besoj se frekuentimi i kishës, xhamisë, teqesë dhe çdo objekti kulti, nuk është vetëm lutja a falja. Ato Zoti i dëgjon njëlloj edhe nga shtëpia, nga livadhi apo makina me të cilën po udhëtoni. Unë besoj se përgjegjësia juaj është VEPRIMI.

Në një kohë që ka nisur një operacion i egër, global, i mirëfinancuar , për zhbërjen e familjes dhe atyre pak vlerave që kanë mbetur nga morali dhe tradita, nuk besoj se është e kryer detyra thjesht të kryesh ritualin tënd e t’ia lypësh Zotit ruajtjen dhe shpëtimin e familjes tënde!

Nuk besoj se po bën detyrën as kleriku që, në kohën e ofensivës antimoral, antifamilje, antiZot e antishoqëri, t’ju lexojë i qetë pasazhe nga libri i shenjtë a t’ju rrëfejë histori me gamile të shumë shekujve më parë!

ËSHTË ( besoj unë ) DETYRË , SI PARA ZOTIT, ASHTU EDHE PARA BESIMTARËVE E SHOQËRISË, NDËRGJEGJËSIMI! BALLAFAQIMI I DUKURIVE TË KOHËS ME STANDARTIN E LIBRAVE TË SHENJTË!!

Kujtoni ditët më të errëta të historisë së popullit tonë kur klerikë të nderuar jo vetëm u hapnin sytë besimtarëve, por edhe udhëhiqnin mendimin dhe shpirtin e shqiptarit me kuran a bibël në dorë!

Galeria

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!