Nga Ylli Dylgjeri
Kryeministri Edi Rama u shpreh për Euronews Albania se “Policia e Shtetit ka një nevojë të madhe sa i përket teknologjisë…dhe se ristrukturimi i saj do të ndodhë me shpejt nga çfare ishte planifikuar!”
Kjo është farsa e rradhës e Kryeministrit te lodhur. Kjo është sërisht një gënjeshter. Policia e shtetit po tregohet si nga monitoruesit e huaj ashtu edhe nga publiku se është një kabanon i kontaminuar nga infeksionet e politikës së ditës.
Dhe si një kabanon i tille duhet groposur per të ngordhur infeksionin. Çdo ditë lajme, ngjarje, krime, dështime dhe ndalime nga rradhet e saj. Drejtimi i Policise ka deshtuar ne format. Ministra te inkriminuar, Drejtorë te akuzuar e te ndaluar, police te pezulluar e te larguar në drejtim të paditur.
Një Ministri që i ka humbur Statusi i Nëpunësit Civil duke u kthyer në Ministri politike, me nepotizem e kushërinj. Askush nuk beson më se mund të ribëhet nga ato që e sollën në këtë ditë. Edhe pse trumbetuan Vetingun në rradhët e policisë e sërisht dështim. Pas Vetingut ndodhën arrestime siç qe rasti i “Operacionit Shpirti”.
Por, Policisë së Shtetit dhe Ministrise se Brendshme tashme ia kanë marrë me kohe shpirtin trafiqet dhe tenderat, ia kanë marrë shpirtin drejtuesit e paafte e te inkriminuar, ia ka marre shpirtin “fryma Tahiri”, “pordhët Lleshi”, dhe “injoranca Veliu”.
Ndaj asnjë besim se do të kemi nje ristrukturim ne aspektin organizativ, ne drejtim, dhe ne burimet njerzore. Mendësia e çimentuar ne vitet e Rilindjes do te pjelle vetem kriza te reja.
Nje strukture e droguar në rrenje do rrise vetem canabis.
Njerëz bëhuni vigjilent!
Radarët janë fikur.
Average Rating