fbpx
Lajmet me te Klikuara

Blacklist (Listë e zezë)

Nga Roland Luçi

Pse ka siguri ne sukses gjyqesor avokati francez i Berishes, gje qe as Berisha vete e as analistet gerdalle te mediave shqiptare nuk e dinin?

Nje paralele: Viti 2000. Ne Austri krijohet qeveria e re e koalicioit ÖVP-FPÖ, kjo e fundit nen udheheqjen e Jörg Haider e konsideruar e djathte ekstreme. 14 shtete te BE reaguan duke marr vendimin per vendosjen e sanksioneve politike e diplomatike ndaj shtetit te Austrise, ndaj nje antari dhe partneri.

Ky rast i paprecedent thirri ne skene ndergjegjen kombetare, dinjiteti kombetar u konsiderua i cenuar dhe te gjitha forcat politike deri atehere kundershtare te qeverise, u solidarizuan ne te ashtuquajturin “nationalen Schulterschluss”. Sanksionet deshtuan, mbas pak muajsh u hoqen ne baze te nje raporti sa per sy e faqe qe ti ruante fytyren atyre qe i ndermoren.

Rralle me ka imponuar simpati Sali Berisha politikan, bile e kunderta ka qene ne nje shumice rastesh, por une sot solidarizohem me te, persa kohe qe Amerika nuk jep asnje argument per vendosjen e ish presidentit te Shqiperise ne te famshmen Blacklist. Ne fakt para se te entuziazmohen rrjeteve sociale, tagermbajtesit shteterore shqiptare duhet te reagonin ngjashem.

Pak histori:

Blacklist nuk eshte shpikje amerikane.

Listat e zeza e kane zanafillen ne Romen e lashte diku 2100 vjet me pare.

Diktatori i atehershem romak Sula (Lucius Cornelius Sulla) perpiloi (per ata qe i kane degjuar) te famshmet proskripcione (proscriptio), listat e zeza me emrat e kundershtareve, lista te cilat u bene publike. Kushdo mund te vriste te listuarit aty, merrte dhe shperblim. Pasuria e kundershtareve politike te vrare sekuestrohej dhe pastaj shitej ne ankand, te afermit internoheshin, zhdukeshin nga jeta politike. U lane dhe shume hesape privatisht me kete rast.Ngjan pak si komunizem, po zanafillat aty jane, ne Demokracine Romake.

Pergjate historise Listat e Zeza u perfeksionuan, psh me Inkuizicionin e Vatikanit, me lista te quajtura Index Liborum Prohibitorum te cilat perfshinin librat e ndaluara te heretikeve, pra jo vetem lista kundershtaresh, por dhe produkte intelektuale te tyre.Sigurisht qe ne Gjermanine e Hitlerit ato arriten nje kulm te papare aplikimi.

Ne Amerike fillimet e ketyre listave i kane me valen e McCarthy-zmit, listimin, perndjejkjen dhe denimin e komunisteve menjehere mbas Luftes II Boterore duke i dhene fund te ashtuquajtures epoka NewDeal e afrimit me Bashkimin Sovjetik te presidentit Roosevelt gjate Luftes.Senatori McCarthy me mbeshtetjen e shefit te madh te FBI Edgar Hoover perpiloi listat e funksionareve (komuniste) amerikane qe sipas tij synonin rrenimin e Amerikes, proces qe pa prova dhe pa vendime te gjykatave çoi ne rrenimin e shume jeteve dhe karrierave shteterore, degradoi ne largimin nga kinematografia e Hollivudit te aktoreve e regjizoreve te dyshuar e deri ne ngritjen e kampeve te perqendrimit dhe me ne fund u stopua vetem kur vala e çmendurise tentoi te perfshinte dhe “spastrimin” e forcave te armatosura.

Ne vitet e mevonshme, riaktivizimi i Blacklist ka kuptimin e te huajve “persona non grata” ku si ne Romen e lashte perfshihen dhe te afermit e tyre (qe te kujton gjakmarrjen apo metodat linçuese diktatoriale komuniste), por shtrihet dhe ndaj kompanive konkurrente qe cenojne hegjemonizmin amerikan.

Por keto Blacklist-a kane dhe handikapet, gafat e veta. Dhe pikerisht ketu duhet te qendroj dhe optimizmi i avokatit Jean-Yves Le Borgne te cilin Berisha e ka aktivizuar ne mbrojtjen e tij.

Per çfare e kam fjalen konkretisht:

1-Precedenti Nelson Mandela

Qeveria amerikane e Reagan e klasifikoi ANC (Kongresin Kombetar Afrikan) qe luftonte (fillimisht paqesisht) kunder aparteidit ne Afriken e Jugut si organizate terroriste se bashku me udheheqesin e saj Nelson Mandela. Ky percaktim kaloi ne kufijte e absurditetit dhe groteskes edhe mbasi ANC mori pushtetin, edhe mbasi Mandela ishte president i Afrikes se Jugut, edhe mbasi Mandela mori çmimin Nobel per paqe dhe me flagrantja, edhe mbasi Nelson Mandela u dekorua me Medal of Freedom dhe u prit me nderime ne Shtepine e Bardhe nga presidenti Xhorxh W. Bush!

Nga Lista e Zeze Mandela u hoq vetem pak para se te vdiste, ne funeralin e te cilit mori pjese dhe presidenti amerikan i radhes Barak Obama.

2-Precedenti Xiaomi

Pak para largimit nga detyra, qeveria amerikane e presidentit Trump futi ne listen e zeze kompanine kineze te prodhimeve elektronike Xiaomi, qe eshte prodhuesi i trete me i madh ne bote i celulareve. U ndaluan investoret amerikane te investonin dhe bashkpunonin me kete kompani dhe ju dha afat 9-mujor te gjithe amerikaneve qe kane aksione Xiaomi ti shesin ato, gje qe u shoqerua me renie te theksuara ne burse te aksioneve te kinezeve dhe sigurisht perfitim te firmave konkurente amerikane.

Por kinezet reaguan, paditen ne gjyq ne Uashington Pentagonin, ministrine amerikane te luftes si dhe ate te financave.Dhe ketu eshte thembra e Akilit te Blacklist, gjyqtari amerikan Rudolf Conteras ne mars 2021 mbasi akuza amerikane se Xiaomi perdoret nga ushtria kineze rezultoi nje bllof, urdheroi largimin (e perkohshem) nga Blacklist e kompanise Xiaomi, gje qe qeveria amerikane e Biden e nuhati shpejt se do te merrej nje vendim i tille, dhe e realizoi kete bile para se te merrej vendimi duke marr mbrapsht te gjitha sanksionet ndaj Xiaomi !!!

Pra ekziston mundesia qe Berisha ta padise zotin Blinken jo vetem si person, por edhe si Departament te Shtetit dhe kete e di avokati Jean-Yves Le Borgne, por me sa duket nuk ja ka thene Berishes.Kurse llafazanet qe mbushin studiot televizive shqiptare derdellisin broçkulla e lagu-se lagu.

Ne statusin e djeshem thashe qe gjyqi per nje arsye ose nje tjeter nuk do te zhvillohet dhe ne baze te ketyre qe shtjellova me lart mendoj se vertet nuk do te zhvillohet! Pra si tregoi rasti Xiaomi, nuk ekziston kontradikte, mund te merret “vendimi” dhe gjyqi te mos zhvillohet, ose amerikanet duhet te hapin letrat!

Marre nga Facebook i Z. Roland Luçi dhe ne po e ribotojme,ndalohet kopjimi pa te drejten e Autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Madhështia e Lindjes: Pse Ne Festojmë me Amerikën …
Next post BBC bën Presion për të fshirë Artikullin mbi Aspektet Pozitive të Ndryshimit të Klimës …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!