Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu (Rrjeti i Reporterëve për të Drejtat e Njeriut)
Mos u merrni me teoritë e mia konspirative për Axhendën Soros për Shpopullimin e Shqipërisë dhe RiPopullimin e saj me arabë, afrikanë, aziatikë:
Birn Albania (media e themeluar nga Fondacioni Soros 2014): “BIZNESET NDJEKIN “KËSHILLËN” E EDI RAMËS, MARRIN PUNËTORË NGA BANGLADESHI” (që kanë filluar të mësojnë shqip)
NAZMUL HAQUE, 40 vjeç, punëtor nga Bangladeshi:
“Unë jam i martuar dhe kam dy fëmijë, por duke qenë se në vendin tonë nuk na jepet mundësi punësimi u detyrova të vi këtu,” Nazmul Haque, 40 vjeç, prej një muaji ka ardhur në Shqipëri nga Bangladeshi.
“Jam i kënaqur me kushtet e punës, ndërsa pronari i ka siguruar gjithashtu ushqimin dhe fjetjen. Problem mbetet gjuha, por po mundohemi ta mësojmë,” shtoi 40-vjeçari
ABUDALEP, 28 vjeç, punëtor nga Bangladeshi:
“Do qëndroj këtu për një kohë të gjatë se nuk kam zgjidhje tjetër, pasi në vendin tonë nuk ka punë,” tha Abudalep, një tjetër punëtor nga Bangladeshi i punësuar në fabrikën INCA në Lezhë.
“Nevoja për bukën e gojës na ka detyruar që të vimë në Shqipëri sepse nuk kemi asnjë të ardhura e më duhet të mbaj familjen,” shtoi 28 vjeçari.
IRIS GRUDA, Drejtore e kompanisë shqiptare INCA:
“Me zgjerimin e kompanisë tonë lindi nevoja për fuqi punëtore,” tha Iris Gruda, drejtoreshë e prodhimit të kompanisë.
“Duke qenë se nuk kemi mundur të sigurojmë fuqi punëtore këtu në Shqipëri, po detyrohemi të marrim punonjës të huaj, kemi 10 të tillë por do marrim edhe 10 të tjerë,” shtoi ajo.
NUREMAN HASANI, pronar i një Fast Foodi:
“Këtë vit e kam hapur prej datës 15 maj, por kam hasur problem në sigurimin e stafit,” thotë Nureman Hasani, i cili prej 7 vitesh administron një piceri-fast food në plazhin e Shëngjinit.
“Shumë prej atyre që kanë punuar tek unë vitet e shkuara janë larguar jashtë vendit e të tjere që kam kontaktuar nuk kanë interes fare për të punuar,” shhtoi ai.
“Mua më nevojiten të paktën 10 punëtorë, por vetëm 4 kam arritur të siguroj,” tha Hasani.
EDI RAMA, Kryeministër i Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë:
“Shtatë ditë është procedura me marrë punëtorë të huaj dhe po të them që me pagën që ke ti këtu e ke të garantume – se unë e shof të marrin edhe të tjerët, nga Bangladeshi, nga Pakistani, nga India,” tha Edi Rama.
“Kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo ndërroi, se i hyn krymi, mësojnë thashethemet, i hyn krymi, jo politika, jo demokracia, jo liria, jo Europa, jo bota,” shtoi ai.
P.s. Me një popullatë prej 163 milionë banorësh dhe të ardhura vjetore për frymë prej 2227 USD – gati 2.5 herë më të vogla se Shqipëria,
BANGLADESHI
është një vend burim për migracionin e krahut të punës.
Reportazhi nga Shëngjini u pëgatit nga Elvis Hila (gazetar i BIRN Albania të themeluar nga Fondacioni Soros)
Galeria
Average Rating