Nga Dritan Kaba
Nacionalistet fake qenkan “terbuar” nga nje thenie realiste te zvkryeministrit te Malit te ZI, Dritan Abazoviq. Ai ka thene Mali i Zi nuk ka nje vend me te afert se Serbia. Kete shprehje e kane marre nga konteksti i asaj qe ka qene duke folur dhe e kane hedhur si sentence pa asnje shpjegim, ku edhe si e ka thene.
E verteta eshte se ne Mal te Zi rreth gjysma e popullesise jane me prejardhje serbe, dmth serbe. Tregetia eshte orientuar drejt Serbise dhe shkembimet ekonomike edhe ne fushen e investimeve jane te qenesishme nga biznesi serb. Shumica e te ardhurave nga turizmi, ekonomia paresore e MAlit te Zi vijne nga Serbia.Çfare ka ketu per t;u “inatosur” me Dritanin?Ai eshte zvkryeminister i Malit te Zi jo i tallavave “nacionaliste”.
Mbron interesat e shtetasve te tij qe i japin voten dhe i ka te gjithe te barabarte.Por eshte shume vape dhe ne vape gjithmone ka shperthime te “nacionalizmit” ose budallekut.
Po te njejtet “nacionaliste”, qe iu “lendua” sedra nga nje urim i Grenell. U bene shkrime, u be historia, u bene statuse gjithe pathos, por “harruan” nje gje te vockel, qe Grenell eshte shtetas amerikan. Ka punuar ne administraten amerikane pikerisht ne rajonin e Ballkanit Perendimor.
Harruan qe SHBA jane kombi i emigranteve, nje dite me pare e festuan si nje dite te madhe kete gje. Ne SHBA te gjithe kombesite perberese kane te njejtat te drejta dhe festojne ditet e tyre qe i quajne te shenjta. Ne SHBA kjo dite festohet nga serbet rreth 100 vite. Grenell ka qene pjese e fushates se 2020 dhe ka mbuluar pikerisht keto grupe etnike. Askush nuk e permend faktin se ai ka ururar edhe shqiptaret e Shqiperise edhe ata te Kosoves per ditet e festave te tyre.
U nisen “disertacione” historike, shpjegime letrare, u botuan gojedhena etj etj, por fakti nuk ndryshoi.
Askush nuk u “hodh” ne zjarr kur Presidenti Biden e quajti Serbine nje aleate e madhe te SHBA.
Ne fakt nuk tha ndonje gje qe nuk ishte thene. Perseriti ate qe çdo president amerikan e ka theksuar. Aleate ne dy luftra boterore dhe gjate viteve te luftes se ftohte me qendrimin e vendit te paikuadruar qe mbajti Jugosllavia, i dha mundesi NATO dhe SHBA te ishin te qete ne Adriatik dhe te kishin me te lehte kontrollin e Mesdheut.
“Nacionalistet” e vapes nuk ndajne dot regjimin nga Kombi dhe njerezit e tij. SHBA e ka bere me kohe kete, ndaj eshte vend i madh.”Revoltat” e vapes ne fakt i bejne dem vetem shqiptareve dhe Kombit te tyre.
“Revoltohen” me Grenellin dhe Abazoviqin, neser do gjejne dike tjeter te shfryjne dufin e tyre absurd, te padijes dhe pamundesise per t’u shfryre aty ku duhet.
Te gjithe perfundojne duke anetemuar dhe share “armiqte” e shqiptareve dhe ne fund i fusin nje te krahasuar me Albin Kurtin, si puna e asaj ofertes “bli nje e merr dy”. Shkaterrojne “armikun” dhe i ngrejne ditirambe heroit!
Bo, bo, bo sa per te ardhur keq i ka bere vapa.Nejse se eshte edhe vape edhe e zgjata!I uroj suksese te metejshme “tallavaisteve” te nacionalizmit bosh.
Average Rating