Në një postim në faqen e saj në Facebook Demokratja Edith Harxhi ka bërë një postim ku njofton takimin e saj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Ambasadorin Philip Reeker.
Harxhi shkruan se me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Ambasadorin Philip Reeker, diskutuam për zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.
Postimi i plotë
Dje pata një takim shumë të mirë me mikun tim Asistent Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Ambasadorin Philip Reeker, me të cilin diskutuam zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.
Me Ambasadorin Reeker si një nga njohësit më të mirë të Ballkanit që prej Rambujesë dhe deri më sot, biseduam për përkushtimin e SHBA-ve në Shqipëri për shtet të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, nevojën për demokraci funksionale dhe investimet amerikane në vënd. #edithharxhi #perpd #partiademokratike

Average Rating