Nga Avokat Ledian Droboniku
Në çdo Shtet normal, një Guvernator i tillë ose do ishte shkarkuar ose do ishte arrestuar, ose të dyja bashkë.
Por jo në Shqipëri, jo në një shtet koloni ku oligarkia i shërben lobeve të huaja e jo interesave të vendit.
Banka Kombëtare jo vetëm që nuk kryen politika kreditimi por nuk ushtron dot asnjë kontroll mbi bankat e nivelit të dytë.
Oligarkia ka dhuruar sovranitetin monetar si kusht themelor për sundimin e vet.
Por pa kontroll të kapitalit kombëtar, Shqiperia nuk ndërton dot ekonomi kapitaliste. Ja pse Oligarkia jo vetëm bën korrupsion (si kudo) por ka shitur interesat e vendit.
Guvernatori shet si sukses “disiplinimin financiar” sepse e di që gazratarët nuk kuptojnë mekanizmat makroekonomikë e thjesht raportojnë lajmet pa asnjë analizë.
Kurse populli televiziv merret me brekushet e Rames e jo varferimin e kancerimin sistemik të regjimit.

Average Rating