fbpx
Lajmet me te Klikuara

Gazetarja Turke tallet: Shqiptarët kundër kujt po i blejnë Dronët, pse nuk u shesim edhe raketa?

Read Time:46 Second

Gazetarja turke Sirin Payzin ka komentuar vendimin e Shqipërisë për të blerë dronë nga Turqia. Përmes dy postimeve rresht në Twitter, ajo ironizon vendin tonë duke shtruar pyetjen: Kundër kujt do t’i përdorin shqiptarët?!

Në një tjetër “twit” Payzin e shton edhe më tepër dozën e ironisë duke shtruar pyetjen: Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?

Komentet e saj kanë marrë mjaft reagime nga ndjekësit, ku një pjesë kanë ironizuar gjithashtu vendin tonë, ndërsa të tjerë pa njohur fare zhvillimet në rajon kanë komentuar se dronët do të përdorën kundër Greqisë, raporton abcnews.al. Në fakt, të paktën sipas mediave turke, dronët që po blen Shqipëria nuk janë të armatosur dhe shërbejnë vetëm për qëllime monitorimi.

Gazeta pro qeveritare “Yeni Safak” ka publikuar sot një shkrim, sipas të cilit Shqipëria ka ndarë një buxhet prej 8 milion eurosh me qëllim blerjen e disa dronëve të paarmatosur nga Turqia.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!