Të kuptosh jetën duhet të jetosh çdo ditë, por në hisen e diellit tonë, duhet të gërmuqemi ose kryelartë dhe si natyrë mendjemadhe që jemi, duhet të shtrihemi në krandet e shtrojeve tona, nën diellin afrikan që “përvëlon” Adriatikun, por që vizaton hije të mugëta yjesh të largëta galaktikë, që nuk po paqton dot as veten, më të ndodhurat e fundit, ku vdekja rrëmben ç’të gjejë, duke veshur mantelin e gjëmës me çmerimën e shuar të dhimbjes shqiptare…. Vigjëlojmë, jo si molusqe vegjetuese me barëra të kalbura këmbënyjëtuarish, por mundemi të jetojmë…të buzëqeshim…të marrin më të mirën nga jeta jonë, se mbi kryet diellin e shtrydhim si lëng qershie.
Gjithërrokur ditët me ngulçin e vapës në aktivitetet librore ( shqiptarët vetëm shkruajnë dhe gjykojnë, por pak mendojnë dhe lexojnë) modestisht dhe përunjësisht kur më thonë: – bravo! Të lexojmë. A thua çdo shkrues kur shkruan ka një mendje një lexues, pse jo edhe Model sipas Eco-s??!
Unë them, po dhe jo!
Por vërtetë ndihen mirë, teksa sot pseudopoetët i blejnë “liket” e tyre, e sa të tjerë akademikë, pesha të rënda, pena të mëdha medemek ( pordhë e madhe) nuk mund të na lexojnë , ne që nuk peshojnë, por si natyrë lexuese, dhe shumë kritikuese ( shumë portale “famoze” kanë krijuar klane) me koka.
Unë i urrej klanet! I urrej edhe porositësit e këqinj të “pena të vogla” lëpirësa të ulët, puthadorësa dhe porositës sallonesh, izotope të jeniçerëve të skalioneve të politikës etj…etj.
Nejse, në kacafytjen t’ime tepër të thjeshtë, për të vërtetën, në studimin që kam në dorë një falenderim për ata/ ato që më ndihmuan pa kushte ( emrat i dinë vetë miqtë e mi), me të drejtën e Zotit se edhe mund të mos besojnë, se ka plot mashtrues dhe delirantë, por studimi im ngadalë po rrokulliset teposhtë drejt qëndresën në këmbë, por ka punë akoma …akoma, por edhe ata që më thonë: libri tim e ke tek “Adrioni”.
Nuk e dija në fakt, se ka një librari që shiten poezi, por nuk i lexon askush, dhe e interesuara e parë d.m.th unë (e.k.) duhet t’a blej sepse vërtetë poezia më pëlqen, por unë e kam zanat kërkimin e gjej librin.
Më falni, për këtë tollovitje në fillimjavë, por ju detyrohen miqve me një mirënjohje.
Fundja, a ka peshë mirënjohja??!
Average Rating