fbpx
Lajmet me te Klikuara

U rrop Maqedonia e shkretë! Për t’u integruar u desh të ndryshojë emrin! Tani tjetri i thotë edhe gjuhën ma jep!

Nga Akademiku Artan Fuga

Mos të kaptë ndokush në ditë të keqe se të kërkon edhe çelësat e shtëpisë. Imagjino, më jep gjysmën e emrit, më jep edhe gjuhën! Prit edhe më kushedi! Mirë ajo në hallet e veta, por ne ç’ne?

Si nuk na shpjegon njeri këtu nga këta të diturit se përse integrimi europian i Shqipërisë qenka i lidhur pazgjidhshmërisht me atë të Maqedonisë të quajtur të Veriut?

Cfarë lidhje ka? Unë më shumë do të kisha kuptuar të na thoshin që për unitet do të avanconi me Kosovën, hajde për ekuilibër ballkanik me Serbinë, po me Maqedoninë e Veriut nuk shoh asnjë lidhje!!!

Dhe më e bukura është se në kulmin e krizës institucionale në Shqipëri kur tjetër parlament është zgjedhur dhe tjetër vazhdon të ushtrojë sovranitetin, kur ende nuk dihet si do të quhet pushteti vendor : i ligjshëm apo i paligjshëm, kur kryeministri shkarkon Presidentin, kur gjykatat ende në mes të rrugëve, kur opozita zgjedhjet i quan masakër elektorale, por gjykatat i quajnë të rregullta, dhe jo vetëm gjykatat, askush nuk flet për plotësim kushtesh, por, se Maqedonia, se Bullgaria, se kjo se ajo!

Mirë pushteti që sulmon dhe pikërisht Bashkimin Europian ku propagandon se do të fusi Shqipërinë, por hajde gjeje edhe se çfarë pozicioni ka opozita përsa më sipër! Vetëm hesht! Hë më ta lumça, vapë e madhe!

Cfarë talljeje !

Dikur ishte historia e nja dy këshilltarëve andej nga Libofsha a nga Kurveleshi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ushtria Franceze paralajmëron Macron për një Grusht shteti ushtarak …
Next post Rep. Jordan deklaron për Microsoft: Faturat që supozohet se shkojnë pasi Big Tech u shkruajt nga Big Tech …
error: Materiali eshte i mbrojtur !!