fbpx
Lajmet me te Klikuara

Miliarderi i Bitcoin-it gjendet i mbytur: Tregu i kriptomonedhave rrezikon të zhduket …

Read Time:1 Minute, 5 Second

Miliarderi i Bitcoin dhe themeluesi i shkëmbimeve të kriptomonedhave Mircea Popescu raportohet se është gjetur i mbytur në brigjet e Kosta Rikës, sipas një raporti të shkurtër dhe mjaft të paqartë nga stacioni televiziv vendas Teletica.

Sipas raportit, Agjencia e Hetimit Gjyqësor vendase ka konfirmuar vdekjen e miliarderit, por mbetet ende e paqartë nëse është gjetur truopi i viktimës apo jo.

Revista Bitcoin bisedoi me disa gra të cilat kishin marrëdhënie me Popescu, të cilat e konfirmuan vërtetësinë e lajmit.

Pionieri në fushën e kriptomonedhave ishte një ndër personat që mbante disa nga shumët më të larta të kriptovalutës. Ai ishte vetëm 41 vjeç.Sipas revistës Bitcoin ai ishte nga personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në 2012, si dhe një faqe online  rreth Bitcoin, ku shpesh shpërndante opinionet e tij seksiste dhe të prapambetura.

Bazuar në pasurinë e tij marramendëse, zotërimet e tij do të kenë arritur vlerën 2 miliardë dollarë kur Bitcoin arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave në mes të prillit.

Tregu i kriptomonedhava po mendon se çfarë do të ndodhë me të gjitha ato pasuri. Të bën të mendosh se pa një plan dytësor, pasuritë në kriptomonedha mund të zhduken nga faqja e dheut nëse pronari ndërron jetë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

rreth autorit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »
error: Materiali eshte i mbrojtur !!