Nga Barije Karabollaj
Të jesh poet i vetes dhe i dhimbjes njerëzore do të thotë: qe pena e poetit shkruan me ngjyren e shpirtit.
Poeti dhimbjes i shkruan dashurisë, dinjitetit, forces, gezimit, dhimbjes, tradhëtisë dhe sëmundjes.
Poeti dhimbjes nuk bën politikë, por maskën di t’a çjerr të çdo lloj fallcifiteti.
Poeti dhimbjes nuk bën dallim në rracë e fe; në të zi dhe në të bardhë.
Nuk njeh frikë.
Nuk mban sekrete te fshehura brenda shpirtit të penes.
Poeti dhimbjes i jep ngjyrat e merituara çdo lloj mendimi.
Poeti dhimbjes eshte i aftë, të shpjegoj mënyrën e shprehjes së syve, buzës etj.
Të gjithë mendojnë, se eshte pasqyra ajo që NE shikojmë faqen tonë, por në të vërtetë faqja jonë eshte pasqyra që ne demostrojmë ndaj njeri-tjetrit.
Eshte mekat… Jo të gjithë, janë në gjendje te dallojnë pasqyren e faqes tonë.
Sa do aktor te jetë njeriu kete aftesi e kanë vetem njerëzit.me nje shpirt te dhimbsur dhe te vuajtur. Por ai qe te qëndis bukur e te çjerr maskën, eshte poeti dhimbjes.
Te poeti dhimbjes, qetësia është magjepsëse.
Me qetësinë e tij të mban mbërthyer brenda penes tij.
Poeti dhimbjes ta njeh shikimin, fjalen kur e flet. Ka aftesi telepatie, të të njoh fajsinë dhe pafaqesinë.
Poeti dhimbjes nuk i qëndron larg askujtë, eshte tip qe miqesohet me te miret dhe te liqte. Por ajo qe e ben te veçante poetin e dhimbjes, eshte se ka zemren me xhepa. Di të vendosë çdo njeri ne vendin e merituar.
Poeti dhimbjes nuk flet, por dëgjon kur shprehet te nje person qe ka përballë. Ti mendon se fjalet e tij janë pa rendesi, pa kuptim dhe a e dini pse…? se poetin e dhimbjes nuk eshte kollaj ta kuptosh, sepse njerëzit e mirë nuk kuptohen por perçmohen.
Poeti dhimbjes vezullon në çdo aspekt te jetes.
Ai dhuron vetem vlera, por shum pak i vlerësojnë këto vlera.
E megjithatë, madhështia e thjeshtësisë së tij është simbol për vetë emrin poeti dhimbjes .
Average Rating